09/11/2014

SHQIPTARËT E BOTËS SHQIPTARE (SHQIPËRISË) DHE BOTA TJETËR E MINISTRIT TË JASHTËM TË EDI RAMËS



Xhevat Bislimi
8 Nëntor 201
4

“Ata që ende mendojnë për Shqipërinë e madhe jetojnë në një tjetër botë”, paska thënë-konstatuar (sigurisht pas një analize të gjatë e të thellë që u ka bërë shqiptarëve…!!) Ministri i jashtëm i Edi Ramës, Ditmir Bushati!!
Ndërsa shovinisti serb, Marko Gjurici (drejtor i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe…) të njejtën ditë në Mitrovic deklaroi: “Në emër të shtetit serb përsëris edhe njëherë se deri sa të ekzistoj Serbia, ajo do të jetë me popullatën e saj në Kosovën serbe”.
Secili prej nesh mund t’i bëj pyetje Bushatit: Në cilën botë po jetoni ju zoti Ministër ?!! Me sa duket, Ministri i ri (i ri në moshë, njomëzak…) këtë deklaratë e ka bërë në prag të vizitës në Beograd për ta zbutur Serbinë e tërbuar nga shovinizmi…!!
Sigurisht që askush nga shqiptarët nuk pret që Kryeministri, ministrat e tij dhe institucionet shtetërore të Republikës së Shqipërisë apo të Kosovës të dalin në këtë kontekst kohor me kerkesë për ribashkimin e Shqipërisë (të dy shteteve dhe krahinave shqiptare në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi e Greqi) në një shtet të vetem… Sepse, detyrë dhe angazhim i përhershëm i një Qeverie e shteti është që të punojnë natë e ditë për ta bërë një ditë realitet atë të drejtë, atë dëshirë dhe atë interes mbarëkombëtar… Aktualisht prioritet kombëtar është ruajtja, mbrojtja dhe fuqizimi Republikës së Kosovës, e cila është e kërcënuar dhe rrezikuar nga prania serbe dhe pretendimet territoriale të Serbisë shesheliane… Ribashkimi i Shqipërisë është i pashmangshëm, por nuk do të bëhet brenda një dite apo me një të rënë lapsi ose shpate… Mirëpo, ta quash Shqipërinë e copëtuar dhe hapësirën shqiptare “Shqipëri e Madhe”, njësoj si Serbia e Greqia shoviniste dhe njësoj si Rusia imperialiste është e pafalshme për një shqiptar të zakonshëm e lere më për një Ministër… Kjo do të thotë t’i pranosh tezat dhe pretendimet e Serbisë për “Kosovën serbe”, për “Maqedoninë sllave”, për “Greqinë greke”…!!
Prandaj, do të thoja se shqiptarët që dëshirojnë, angazhohen dhe besojnë në ribashkimin e Shqipërisë (e cili shqiptar nuk e beson dhe nuk angazhohet?) nuk jetojnë në një botë tjetër, por në botën shqiptare. Kështu thoshin dikur edhe ca të tjerë si puna e këtij Ministri axhami, kur shqiptarët përpiqeshin dhe luftonin për çlirimin e Kosovës…! Madje një shkrimtar yni, të cilin më të drejtë e mbajme për shkrimtar të madh, në vitin 1996 apo 1997 deklaronte: “Ata shqiptarë që besojnë se Kosova mund të çlirohet me luftë të armatosur ose janë të sëmurë psiqikë, ose janë bashkëpunëtorë të Serbisë”!! (Me duket që e citova saktë…). I njejti më vonë ata që besuan dhe luftuan me armë nê dorë për lirinë e Kosovës i quante “dalëzotës teë Kosovës”.
Shqiptari ka vetem një botë: Shqipërinë. Bota e çdo shqiptari është Shqipëria, e cila nuk është as e madhe dhe as e vogël, por është Shqipëri. Ata që nuk jetojnë në këtë botë i takojnë një botë tjetër (joshqiptare)… Kudo ku jetojnë edhe sot shqiptarët është tokë shqiptare dhe quhet Shqipëri… Unë dhe çdo shqiptar që jeton jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë (shtetit) ndjehet se jeton në Shqipërinë e tij dhe se është shqiptar i Shqipërisë njesoj si Bushati dhe bushatët tjerë në Tiranë, Shkodër, Gjirokastër, Elbasan… Shqipëria e Bushatit (Republika e Shqipërisë) është vetem një e katërta e Shqipëriseë gjeografike, gjuhësore, historike, kulturore, kombëtare aktuale… Bushati dhe cilido politikan e qeveritarë shqiptarë ka detyrim ndaj kombit dhe Shqipërisë së tyre të copëtuar që të paktën (nëse nuk munden më shumë…!!) të mos shërbehen me propagandën, parullat dhe zhargonin e qeverive fqinje shovinistë kundër dëshirës dhe kërkesave të drejta të kombit të tyre… Kërkesën për ribashkimin e kësaj Shqipërie të vogël, që ka mbetur nga dhuna, terrori, gjenocidi dhe holokausti i fqinjve tanë të mos e kualifikojnë si kërkesë për “Shqipëri të Madhe” se është mungesë krenarie kombëtare, është turp e faqja e zezë përballë urrejtjes, egërsisë, propagandës, politikës, diplomacisë dhe fushatës shoviniste (fashiste) të qeverisë serbe… Mendoj që një Ministër i tillë nuk do të duhej të shkonte në Beograd, sepse e ka humbur “betejën” që në Tiranë… Apo beson se me këto deklarata ka fituar simpatinë e Beogradit?!! Naivitet i skajshëm…

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire